Strazimiri: Endri Fugës i është shtuar puna, bën lajmet e Bashës dhe ua shpërndan mediave

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Gent Strazimiri ka ironizuar deklaratat e përbashkëta të PS-së dhe deputetëve të Bashës në lidhje me kandidatët për bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit, të dalë nga primaret e zhvilluara ditën e djeshme nga demokratët. 

Strazimiri shkon edhe më tej kur thotë se Endri Fuga bën lajmet e Bashës dhe ua shpërndan mediave njësoj. 

‘Ja ç'të bën Endri Fuga kur nuk i rrisin rrogën’, shkruan Strazimiri në Facebook, ku gjithashtu thekson se ‘ja, foli njëzëri dhe Koalicioni "grata"... autori i "sukseseve" në luftën kundër krimit të organizuar dhe të ç'organizuar, "përparimit" në standardet evropiane dhe "arritjeve" demokratike në 9 vitet e fundit’.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

Ja ç'të bën Endri Fuga kur nuk i rrisin rrogën...🤷‍♂️

Ja, foli njëzëri dhe Koalicioni "grata"... autori i "sukseseve" në luftën kundër krimit të organizuar dhe të ç'organizuar, "përparimit" në standardet evropiane dhe "arritjeve" demokratike në 9 vitet e fundit...🤷‍♂️

Mbi të gjitha, autori i ditëve më të mira që ju presin 🤷‍♂️

Që Endri Fugës i është dyfishuar ngarkesa e punës e kuptoj 🤔, por nuk duhet t'i jetë rritur rroga... prandaj u bën të njëjtin tekst...🥱