Meksi: Primaret i hoqën fuqinë kryetarit, një nismë e jashtëzakonshme e demokracisë

Juristi Redon Meksi, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar koalicionin “Shtëpia e lirisë”.

Meksi theksoi se është një risi në politikën shqiptare mbajtja e primareve për kandidatët për kryetarë të bashkive, duke shtuar se kjo është një nismë e jashtëzakonshme e kulturës demokratike.

“Primaret i hoqën fuqinë kryetarit. Primaret në PD janë kërkuar që herët nga babai im, Aleksandër Meksi. Ky është një fillim shumë i mbarë.

Në fund është shprehur demokracia, nuk ka ndodhur më parë e uroj që të ndodhë tani e tutje”, u shpreh Meksi.