Nuk u përmend në dokumentar/ Motra e Georginës kritika të ashpra për të: Nuk jemi parë...

Dokumentari që tregon jetën e Georgina Rodriguez ‘’Soy Georgina’’ po bën namin në “Netflix” duke thyer rekorde shikueshmërie si më i shikuari i momentit në shumë vende të botës.

Në këtë dokumentar ajo flet për jetën e saj si fëmijë, adoleshente dhe tani, por në asnjë moment nuk shfaqet motra e saj.

Ajo ka bërë një rrëfim duke drejtuar kritika për motrën e saj, tani të famshme dhe të pasur.

“Unë nuk e kam parë motrën time Georgina për më shumë se 10 vjet. Ndjej keqardhje dhe trishtim. Georgina mbështet shumë fëmijët në nevojë, por jo nipat e saj. Ajo nuk donte ta shqetësonte Cristianon të firmoste një këmishë për djalin tim, sepse ai ishte me pushime”- vazhdoi ajo.

Patricia është 33 vjeç dhe është vajza e babait të Georginas, Jorge Eduardo Rodriguez.

Ajo humbi nënën e saj kur ishte vetëm 11 vjeç dhe më pas shkoi të jetonte me babanë dhe motrat e saj, Georgina dhe Ivana, por marrëdhënia e tyre u ftoh deri sa u zhduk fare pas vdekjes së babait të tyre.