Zgjedhjet e 6 marsit dhe e ardhmja e PD/ Berisha sonte te Çim Peka Live

Lideri historik i PD, Sali Berisha i ftuar sonte në Çim Peka Live, në Syri Tv, duke nisur nga ora 20:45. 

"Sot ne 20:45 ne Cim Peka Live, ne Syri TV! Sipas deshires ju ftoj te na ndiqni! sb", njofton Berisha në Facebook. 

Ish-kryeministri do të flasë për primaret që dje zgjodhën 6 kandidatët për bashkitë, zgjedhjet e pjesshme vendore dhe rezultatin e pritshëm si dhe cila do të jetë e ardhmja e PD.