U bullizua pas videove duke kërcyer/ Dafina bën gjestin e veçantë për profesorin nga Kosova

Së fundmi, një profesor nga Kosova është bërë viral në rrjetet sociale pas disa videove që ka publikuar duke kërcyer valle popullore.

I ftuar në “KTV”, profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot duke thënë se ka marrë kritika dhe ofendime të shumta në mediat online.

 

Nga ana tjetër edhe reagime nga shumë intelektualë dhe figura publike që i kanë dal në krahë profesorit.

Nuk ka munduar as një reagim nga Dafina Zeqiri, e cila e ka ftuar profesorin të bëjnë një “Tik-Tok” bashkë.

 

“Express” ka mësuar se videoja e tij dhe Dafinës do të realizohet sot.

Nga ana tjetër profesori ka shprehur se ai promovon vlera kombëtare dhe se asgjë degjeneruese nuk ka në videot e tij.