Tottenhami mbush arkën e Juventusit me blerjen e dy lojtarëve

Përfundon aventura te Juventusi e Dejan Kulusevskit, i cili transferohet te Tottenham në një huazim prej 10 milionë eurosh.

Ky është njoftimi për shtyp i klubit të Juventusit, i cili eksploron operacionin në të gjitha detajet e tij:

“Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për transferimin e përkohshëm deri më 30 qershor 2023, të së drejtës për shfaqje sportive të futbollistit Dejan Kulusevski për një shumë prej 10 milionë euro, nga të cilat 3 milionë për sezonin futbollistik 2021/2022 dhe 7 milionë euro për sezonin futbollistik 2022/2023.

Shuma e rënë dakord për shitjen përfundimtare, në të dyja rastet, është 35 milionë euro, e pagueshme në pesë vjet”.

Sakaq, dalin edhe shifrat e Bentancur te Tottenham.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për shitjen përfundimtare të sherbimeve të lojtarit Rodrigo Bentancur Colmán për një shumë prej 19 milionë euro, të pagueshme në tre vjet, e cila mund të rritet me 6 milionë euro të tjera me arritjen e objektivat specifike sportive gjatë afatit kontraktor.

Ky operacion gjeneron një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 4 milionë euro, tashmë neto nga kontributi i solidaritetit, tarifat shtesë dhe shuma që i takon Boca Juniors pas shitjes së kësaj të drejte për shërbime sportive”.