1 vit pas ndarjes, dyshja sërish bashkë?

Aktorja Ashley Benson dhe këngëtari G-Eazy u ndanë më shumë se një vit më parë.

Duket se dyshja janë rikthyer bashkë pas vdekjes së nënës së reperit, Suzana Olmstead.

 

Një burim bëri të ditur për “Entertainment Tonight” se mes tyre ka më shumë se miqësi dhe ata shpresojnë se marrëdhënia e tyre po shko në një drejtim pozitiv.

“Ashley dhe G-Eazy kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe kanë folur shumë që kur nëna e G-Eazy ka ndërruar jetë”- tha burimi.

“Ata kanë pasur gjithmonë dashuri për njëri-tjetrin dhe janë rilidhur pas vdekjes së nënës së tij. Ka qenë e vështirë për të që kur humbi të ëmën dhe është mbështetur tek njerëzit që e njohin më mirë, me të cilër ndihet rehat pranë, përfshirë Ashely-n.

Ata janë afruar shumë më shumë përsëri dhe kanë shpresë për të ardhmen e marrëdhënies së tyre”- përfundoi burimi.