Humbi jetën në mënyrë të papritur, Vuçiç përcjell ish-gruan për në banesën e fundit

Ish-gruaja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është varrosur ditën e sotme. Blic.rs shkruan se varrimi i gazetares u bë sot në Varrezat e Reja, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.

Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij,” tha ai.

Kujtojmë, Ksenija Vuçiç ka ndërruar jetë të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare. Ksenija ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj dhe pranë saj në atë moment ishte edhe djali i saj Danilo. Ajo ka punuar si gazetare për mbi 30 vjet. Ajo e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione në kanalet TV Pink.