VIDEO/ Banorët e Laprakës dhe '5 majit' në protestë, policia tenton t'i shpërndajë me forcë

Policia tenton të shpërndajë me forcë protestën e banorëve të Laprakës dhe '5 majit'. 

Një pjesë e tyre marshuan në këmbë nga lagjja '5 maji' dhe u bashkuan me ata të Laprakës. 

Banorët vijuan drejt 'Unazës së Re', por u penguan nga policia, të cilët ndërhynë për t'i shpërndarë. 

Banorët bllokuan rrugën pranë Tregut të Medresesë. Ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur shtëpitë nga shembja. 

Banesat e protestuesve preken nga projektet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e banesave të reja te '5 maji', pasi ato ekzistuete janë dëmtuar nga tërmeti, apo dhe zgjatimi i Unazës së Re drejt Laprakës.