Çfarë po ndodh me HEC-et në Zall Gjoçaj? Muceku: Ndërtohet në këtë zonë sepse ka ujë

Përfaqësuesi i kompanisë Seka Hydropouer, që po ndërton HEC-et në Zall Gjoçaj, Bardhyl Muceku, komentoi ndërtimin e hidrocentraleve në afërsi të këtij fshati.

Sipas Mucekut, nuk është ndërtuar HEC në Zall Gjoçaj, duke shtuar se në këtë zonë është ndërtuar hidrocentral, sepse është zonë që ka ujë.

“Ne ju kemi krijuar infrastrukturë tepër të mirë disa zonave në Mat, janë ndërtuar tre ura e është bërë rrugë e re. Kemi investuar në Zall Gjoçaj dhe zonat përreth. Gjithë sistemi i hidrocentraleve është përdorur për banorët. Hidrocentrali nuk e prek Zall Gjoçajn. U tha se ujëvara do shkatërrohej e ujëvara është aty, ka qenë akuzë e rremë e bërë në drejtimin tonë. Në fshatin Zall Gjoçaj kanë qenë vetëm katër shtëpi.

Ky hidrocetral nuk i prek fare banorët e luginës së Matit, është lajmëruar takim me kryepleq, ne jemi marrë me Bashkinë e Matit dhe të Mirditës. Kemi folur me Dhimitër Kolecin e është rënë dakord. Kemi marrë leje ndërtimi e zona nuk ka qenë zonë e mbrojtur. Më vonë e kemi marrë vesh se është zone e mbrojtur. HEC-et po ndërtohen në këtë zonë sepse ka ujë. Ka diskutim me këdo që ka interes për Zall Gjençaj”, deklaroi Muceku.