Gjendet një person i pajetë në Durrës

Një person i gjinisë mashkull 59-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, i pajeti me iniciale P. V., 59 vjeç është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.