Shoqëri si ajo e Sabianit me Ilirin/ Klajdi Haruni jep përgjigjen epike për raportin me Florin

Klajdi Haruni ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve në llogarinë e tij në “Instagram” duke realizuar një bisedë virtuale.

“Pyesni ça t’ju lindi në zemër”, ka shkruar Klajdi dhe pyetja e parë ishte në lidhje me Flori Mumajesin.

 

“Si e ke marrëdhënien me Florin”, pyeti ndjekësi dhe Klajdi i dha një përgjigje epike.

Ai publikoi një video të Ilirit dhe Sabianit nga ambientet e “BBV”, ku ky i fundit i thotë Ilirit “ti je 100 mijë eurosh im”.

 

Kjo frazë është shpërndarë shumë në rrjete sociale dhe Sabiani edhe pas daljes ka vazhduar me përkrahjen e tij të madhe për Ilirin duke treguar kujdes edhe për familjarët e tij.

E shoqëri të ngushtë si banorët e famshëm duket se ka edhe Klajdi me Florin dhe më mirë se kaq nuk mund ta tregonte.