Përleshje me armë zjarri në një koncert, vritet bashkëshortja e futbollistit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paraguai, ku në një koncert ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.

Nga të shtënat mbetën të vdekur 6 persona, përfshirë këtu bashkëshorten e futbollistit Ivan Torres.

Futbollisti i Klub Olimpia ndodhej gjithashtu në koncert me bashkëshorten e tij, por ai nuk kishte asnjë plagë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Kristina Vita Aranda, që ishte në të njëjtën kohë modele, u qëllua me një plumb në kokë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, por përpjekjet për ta mbajtur në jetë u shuan kur ajo kaloi një arrest kardiak.