‘Jam bërë pishman, nuk kam dalë mirë’/ Xhemi zbulon për cilin emision është penduar që e ka prezantuar

Xhemi Shehu ishte e ftuar në emisionin më të ri në “Top Channel”, “Ëndërrtjerrësit”.

Moderatorja kujtoi mbrëmjen e djeshme kohën kur ka prezantuar sezonin e parë të “The Voice Kids”.

 

Por, teksa kujton të gjithë emocionet që ka prezantuar në ekranin e “Top Channel”, Xhemi e përmend “The Voice Kids” si projektin që nuk do të donte ta moderonte.

 

“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë, kam pasur eksperiencë jo të këndshme”- u shpreh ajo.

Ndërsa, si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokallinë”.

 

“Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregon moderatorja e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”.

Pas saj, ajo liston “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledjon Liços dhe Adi Krastës.