Guri-Bardhit: ‘Shtëpia e lirisë’ të shpëton dhe ty, që ke shkatërruar shtëpinë e të tjerëve

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri i është përgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit.

Guri shkruan se, ‘Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë, se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve... por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia’.

Bardhi më herët deklaroi se ‘Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë’.

Reagimi i Elona Gurit:

Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.

E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cenon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.

Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë, se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve ... por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e strehohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. 

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 

 ‘Shtëpia Non-Grata’ i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh ‘Shtëpinë Non-Grata’ ka zgjedhur Edi Ramën!