Pazaret e Ramës/ Gjergj Luca pret në darkë Bashën, Ballën e Veliajn

Biznesmeni mik me Edi Ramën, Gjergj Luca ka bërë bashkë në një darkë te restoranti i tij 'Fish City', Lulzim Bashën, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn. 

Burime për SYRI pohojnë se takimi është bërë para tre javësh në Labinot në vendin e rezervuar për Edi Ramën.  

Ka të dhëna se nga kjo darkë është finalizuar edhe një marrëveshje trepalëshe me në fokus mbrojtjen e Lulzim Bashës dhe mbajtjen e tij në krye të PD.

Mesazhi që konfirmon takimin Basha-Balla-Veliaj

Disponohen edhe foto, por vendi i takimeve monitorohet me kamera me audio nga vetë biznesmeni Gjergj Luca.

Ky takim është monitoruar për të qenë edhe Rama në brendësi të bisedës mes të treve.

Takimi, i dyti, pas atij të para disa javëve në një hotel në Tiranë, është në vijim të bashkëpunimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën e Erion Veliajn. 

Jo rastësisht Basha dhe Balla janë të lidhur me 'Toyota Yaris' dhe një pronar media.