Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Lushkaj shënon golin e ‘lamtumirës’

Laçi nuk i ndahet Tiranës në krye pasi ka fituar edhe supersfidën e kësaj dite kundër Partizanit. Ekipi i Josës ka fituar minimalisht me rezultatin 1-0 falë golit të Lushkjas dhe mban diferencën në 6 pikë me Tiranën kryesuese.

Ndeshja nisi vrullshëm nga të dyja ekipet me Partizanin që pati mundësinë e parë të shënimit, por Mala dhe Skuka nuk arritën dot ta zhbllokonin rezultatin.

Megjithatë, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi në favor të Laçit. Ujka lëshon një goditje në portën e Partizanit, por topi u ndalua nga shtylla. Aksioni vazhdoi dhe pas një harkimi në zonë, Regi Lushkja goditi me të jashtmen duke e ndalur topin në rrjetën e portës.

1-0 për Laçin me Lushkjan që shënon gol në ndeshjen e tij të lamtumirës. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 dhe Laçi merr tre pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e Abissnet Superiore. Djemtë e Josës ngjiten në kuotën e 34 pikëve, tre më shumë se Kukësi i vendit të tretë dhe gjashtë më pak se Tirana kryesuese.