", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/31/auto_1643549469-ser-85791-750x4231643640485.jpeg", "width": 900, "height": 508 } }

Cher do të këndojë një këngë nga 'Golden Girls' në një speciale kushtuar Betty White

Cher do të këndojë titullin nga seriali "Golden Girls", në një shfaqje speciale kushtuar aktores së sapo ndjerë Betty White.

Kujtojmë, aktorja legjendare u nda nga jeta më 31 dhjetor 2021, shtatëmbëdhjetë ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 100-të.

Një nga rolet më të njohura në karrierën e pasur të Betty White është në serialin “Golden Girls”, ku ajo luajti rolin e Rose Nyland, transmeton NME . 

Seriali u transmetua për shtatë sezone, nga 1985 deri në 1992.

Cher do të këndojë titullin e serialit, "Thank You For Being A Friend", në specialen "Celebrating Betty White: America's Golden Girl", një shfaqje njëorëshe për nder të aktores së ndjerë, e cila do të transmetohet më 31 Janar në televizionin NBC.

Njoftimin për atë performancë ajo e ka bërë të ditur në Twitter.

Në këtë shfaqje speciale marrin pjesë edhe Ellen DeGeneres, Jimmy Fallon, Jay Leno, Brian Cranston dhe shumë të tjerë.