Rusi/ Rekord rastesh me COVID-19, mbi 124 mijë të infektuar në 24 orë

Rusia ka regjistruar këtë të hënë më shumë se 124,000 raste të reja me koronavirus, rastet më të larta ditore që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore ruse 621 viktima në 24 orët e fundit.

Zyrtarisht, autoritetet ruse kanë regjistruar në total mbi 329,000 viktima nga COVID-19.

Pavarësisht vaksinave të disponueshme në këtë shtet, Rusia është përballur me shumë persona që kanë pasur dilema për t’u imunizuar.