Norma e interesit të Eurobondit/ Meta: Krahasimi me Japoninë është qesharak

Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehet besimi i investitorëve në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të një vendi reflektohet në normën e interesit.

Ai gjithashtu shton se krahasimet me Japoninë janë qesharake pasi në vitin 2021, ndërsa Shqipëria ka emetuar Eurobondin me afat maturimi 10-vjeçar me normë interesi 3.75%, bondi i Qeverisë së Japonisë me të njëjtin afat maturimi është emetuar me normë interesi 0.05%, ose 75 herë më i ulët se Shqipëria.

Reagimi:

Besimi i investitorëve në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të një vendi reflektohet në normën e interesit, si tregues kryesor.

Në vitin 2021, ndërsa Shqipëria ka emetuar Eurobondin me afat maturimi 10-vjeçar me normë interesi 3.75%, bondi i Qeverisë së Japonisë me të njëjtin afat maturimi është emetuar me normë interesi 0.05%, ose 75 herë më i ulët se Shqipëria.

Ndaj nuk kanë vend krahasimet qesharake me Japoninë, si ato që kemi dëgjuar më herët, që jemi përpara Gjermanisë.

Për më tepër që biznesi më i ndershëm sot në vend është mësimi i gjuhës gjermane nga mijëra shqiptarë, që duan të largohen.