VIDEO+EMRI/ Përplasi për vdekje 50 vjeçaren dhe u largua, kapet shoferi

Shoferi i automjetit tip ‘Opel’, Ervis Myqelefi që shkaktoi aksidentin e rëndë me një viktimë pranë Metarlugjikut është arrestuar.

Kjo falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit. 

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.