Ibrahimi kalon në avantazh Dinamon, Laçi dhe Partizani në ‘paqe’

Takimi  mes Laçit dhe Partizanit i cili po zhvillohet në Kurbin nuk ka mundur të prodhojë asnjë gol në 45 minutat e para të këtij takimi, me skuadrat që kanë tentuar të gjejnë rrugën e rrjetës por pa mundur ta dërgojnë topin në portën kundërshtare.

Skuadra e Egnatias e ka nisur ndeshjen më mënyrën më të keqe të mundshme ndaj Dinamos.

Agim Ibrahimi merr përsipër goditjen e dënimit duke mos toleruar aspak nga një distancë e tillë, për të kaluar të tijtë në avantazh. Një goditje spektakolare nga fantazisti i Dinamos.

Djemtë e Zekirija Ramadanit provojnë të dalin në sulm por nuk kanë forcat e duhura për të surprizuar kundërshtarët. 35′ Egnatia pretendon për 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana e Samake, megjithatë kryesori Jorgji nuk është i këtij mendimi dhe loja vijon normalisht.

Skuadrat shkojnë kështu në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1, në favor të skuadrës së Bledi Shkëmbit.