Jo më inate mes tyre? Donaldi kujdeset për Einxhel në suitë

Donaldi dhe Einxhel mesa duket i kanë lënë pas mëritë që kanë me njëri tjetrin.

Ndryshimi i raportit mes tyre ka nisur që në momentin kur Einxhel theu krahun brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” e më pas iu nënshtrua një operacioni.

Einxhel u rikthye në shtëpi, ku menjëherë banorët janë kujdesur për të.

Një ndër ta ka qenë dhe Donaldi.

Ai ka qëndruar në suitë së bashku me Einxhelin, për të cilën është përkujdesur gjatë gjithë kohës.

Dyshja tashmë kanë nisur të komunikojnë me njëri tjetrin dhe shihet që po ndërtohet një marrëdhënie e mirë mes tyre.

Kujtojmë që ‘inati’ i Einxhel ndaj Donaldit nisi menjëherë pas eliminimit të Dj DAGZ.

Ajo tha se nuk do t’ia falë kurrë Donaldit që nuk shpëtoi Dagz-in në zinxhirin e shpëtimit.

Në fund të zinxhirit mbetën Dagz dhe Einxhel, ku publiku vendosi që Dagz të dalë nga shtëpia ndërsa Einxhel të vijojë me rrugëtimin e saj në BBV.

Në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania” do të shkojnë vetëm katër banorë. Ndërkohë ka mbetur vetëm shumë pak nga finalja e madhe.

Gjatë një votimi për  banorët më të preferuar në shtëpi, Arbana lexoi emrat e atyre që pëlqehen më së tepërmi nga publiku deri në këto momente, të cilët janë: Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel.