Berisha: Durrësi është viktimë e një peshkaqeni, do ia tregojmë vendin

Ardian Muka është kandidati i PD që synon udhëheqjen e Bashkisë së Durrësit.

Muka është prezantuar sot nga lideri historik i PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai i ka quajtur të veçanta zgjedhjet në Durrës, pasi për më shumë se 20 vite, bashkia e qytetit bregdetar udhëhiqen nga socialistët.

Muka ka premtuar se këtë radhë do t’ua marrin udhëheqjen socialistëve.

"Sfida jonë është e veçantë sepse prej 22 vitesh nuk kanë arritur ta fitojë e djathta në Durrës. PD me këtë proces dhe me mbështetjen e forcave të koalicionit do ia kthejë qytetarëve Durrësin".

Në këtë premtim ai është mbështetur edhe nga Berisha, i cili ka thënë se: “Prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni, por tani do ia tregojmë vendin”.