VIDEO-SYRI TV/ Celibashi: Nis shkatërrimi i të dhënave të 25 prillit, procesi do të jetë transparent

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot në një konferencë për shtyp se ka nisur asgjësimi i të dhënave të zgjedhësve të zgjedhjeve të shkuara si dhe materialet zgjedhore.

Ai tha se ky proces do përmbyllet për 10 ditë për të pasur kohë për nisur përgatitjet për zgjedhjet e 6 Marsit.

''Procesi i asgjësimit të të dhënave është një proces natyrshëm mjaft i rëndësishëm dhe jam i sigurt që ka interesin gjithkush që në një mënyrë ose në një tjetër lidhet me këtë proces. Por më së pari për vetë votuesit të cilët pavarësisht nivelit të tyre të ndërgjegjësimit e kanë të qartë që bëhet fjalë për të dhënat të cilat janë ata zotëruesit e tyre dhe askush prej tyre nuk do të donte që këto të dhëna të përdoreshin tej parashikimeve të ligjit. Këtë proces sikurse dhe të proceseve të tjera të karakterit përgatitor zgjedhor dhe më tej, Komisioni Qendron i Zgjedhjeve po synon ta zhvillojë në mënyrën transparente të mundshme. Kemi ftuar përfaqësues të partive politke për ta mbikqyrë dhe për ta monitoruar këtë proces, përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, kemi bërë një ftesë dhe për Komisionierin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale kjo vetëm për faktin që është në portofolin e tij mbikëqyrja e këtij procesi dhe më tej. Por dua ta them që kemi patur një bashkëpunim të mirë që në fillimet e këtij procesi i cili konsiston në përgatitjen e infrastrukturës së pajiseve dhe gjithë skemës tjetër të marrjes së të dhënave të procesit të votimit dhe tani që jemi në fund natyrshëm prezenca e institucionit të tij  do t'i kontribuojë kredibilitetit të këtij procesi.

Pyetjes se nëse partitë politike do të marrin fonde për fushatën e elektorale Celibashi i është përgjigjur:

'Po patjetër që do të marrin fonde. Kemi bërë të gjitha procedurat në këtë kuadër tani i ngelet Kuvendit të Shqipërisë për të përcaktuar vlerën e fondit dhe modelalitet e shpërndarjes së këtij fondi'.