Aktori i famshëm do të bëhet sërish baba, zbulohet gjinia e bebes

Aktori i njohur, Nick Cannon ka dhënë një lajm mjaft të ëmbël. 41-vjeçari do të bëhet sërish baba, shkruan TMZ.

Disa foto mjaft të ëmbla kanë qarkulluar në rrjet, ku shihet qartazi aktori dhe e dashura e tij, Bre Tiesi, të cilët kanë organizuar një ‘baby shower’.

Gjithashtu është zbuluar dhe gjinia e bebes. Mësohet se aktori dhe e dashura e tij do të bëhen me djalë.

Më në fund një lajm i mirë për Nick. Kujtojmë se pak kohë më parë, aktori ndau një lajm mjaft të hidhur.

Ai bëri me dije se djali i tij 5 muajsh humbi jetën nga sëmundja e kancerit.

Vogëlushi quhej Zen dhe ishte fëmija i 7-të i aktorit.

Kujtojmë që Nick ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur Mariah Carey. Romanca e tyre nisi në vitin 2008 dhe gjithçka përfundoi në vitin 2016.

Dyshja kanë dy fëmijë, konkretisht binjakë të quajtur Monroe and Moroccan.

Nick, emri i plotë i të cilit është Nicholas Scott Cannon është një komedian amerikan, aktor, reper dhe prezantues.

Ai u bë shumë i njohur dhe i dashur për publikun amerikan me programet: “The Nick Cannon Show”, “Wild ‘n Out”, “America’s Got Talent”, “Lip Sync Battle Shorties”, dhe “The Masked Singer”.