Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ bëhet pjesë e ‘Sanremo’

Antonela Berisha, ish-konkurrente e ‘Përputhen’ ka ndarë një lajm mjaft të gëzueshëm në rrjetin social ‘Instagram’, që padyshim i hap dyer të reja karrierës së saj si ‘showgirl.

Ajo ka bërë me dije se do të jetë pjesë e festivalit të njohur ‘Sanremo’-s këtë vit, duke qenë një nga të ftuarat e natës.

Ky lajm fillimisht është publikuar nga gazetat si dhe portalet italiane, të cilat, ish-konkurrentja e “Big Brother Albania” i ka ripostuar në llogarinë e saj të “Instagram”, duke e verifikuar edhe një herë.

“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.