Tragjike/ Ish-Miss SHBA kryen vetëvrasje moshën 30 vjeçare

Ish-missi i SHBA-së Cheslie Kryst, 30 vjeç ka ndërruar jetë të ditën e djeshme.

Lajmin e hidhur e  dhanë familja e saj dhe policia. 

Kryst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan, sipas Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

Kryst, e cila jetonte në katin e nëntë të ndërtesës, ishte vetëm kur u hodh dhe u pa për herë të fundit në një tarracë të katit të 29-të, thanë burimet

Ish-Miss SHBA kishte postuar një foto në Instagram para vdekjes së saj ku shkruante: 'Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”,

Kryst ishte një avokate që kërkoi të ndihmonte në reformimin e sistemit të drejtësisë në Amerikë. 

Ajo mori tre diploma nga dy universitete.

Me origjinë nga Karolina e Veriut, Kryst punoi për të ndihmuar të burgosurit që mund të ishin dënuar padrejtësisht që të merrnin dënime të reduktuara.

Kryst gjithashtu punoi si korrespondente për faqen e lajmeve argëtuese ExtraTV.

 

"Zemrat tona janë thyer," tha kompania në një deklaratë . "Cheslie nuk ishte vetëm një pjesë jetike e shfaqjes sonë. Ajo ishte një pjesë e dashur e familjes sonë Extra dhe preku të gjithë stafin. Ngushëllimet tona më të thella për të gjithë familjen dhe miqtë e saj."

Përveç punës në drejtësi, ajo drejtonte një blog për modën, White Collar Glam , për veshjet e punës për femra dhe ishte vullnetare për Dress for Success.