Mbyllen primaret në 6 bashki, ja kandidatët zyrtarë të PD në zgjedhjet e 6 marsit

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton që u mbyll procesi i votimit për “Primaret” edhe në degën e fundit të PD Shkodër ku për shkak të interesit të lartë të demokratëve, procesi u zgjat përtej afatit të vendosur zyrtar.

Pas nunurimit, nga ana e Komisioneve Vendore të Votimit e Numurimit, kandidatët fitues që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 6 mars 2022 janë:

• Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me  424 vota

• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota

• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota

• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota

• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota

• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Komisioni falenderon cdo anëtar të PD, në 6 degët ku u zhvillua procesi i votimit për “Primare”, që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm që i kalon vendimmarrjen anëtarësisë.

Kjo ishte një ditë tjetër ditë historike për Partinë Demokratike!!