Shpallet fituesi i primareve për bashkinë e Rrogozhinës

Komisioni Vendor i Votimit dhe Numërimit shpall rezultatin e primareve në Rrogozhinë.

Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD dhe do të garojë në 6 mars për kryetar bashkie. 

Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë: 

Eqerem Deliu, 23 vota

Hajrulla Tafa, 3 vota

Sokol Gosa, 70 vota

Vladimir Manushi, 7 vota

2 vota të pavlefshme

Në total, kanë marrë pjesë në këtë proces 316 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.