Bilanci COVID në Kosovë/ Asnjë vdekje në 24 orë, mbi dy mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar pak minuta më parë, situatën pandemike të 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkohë që fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë Kosovë:

"Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051."