VIDEO/ 'Qeveri barbare', Berisha: Nënë Liza heroike. Prishen shtëpitë për të ndërtuar kulla shumëkatëshe

Lideri historik i demokrateve, Sali Berisha ka mbajtur nje takim me demokratet ne Vaun e Dejës.

Berisha u shpreh se nënë Liza është një heroinë e vërtetë.

Ai shtoi se qeveria barbare prish shtëpitë dhe ndërton kulla për interesa personale.

'Nënë Liza është heroike. Ajo donte të flijohej, sepse një shtet barbar e horrash, e njofton sot për nesër se do të prishë shtëpinë.

Në çdo shtet, vendet hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, por këta bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve, nuk i shkohet si pushtues tjetrit për t’ja prishur shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin.

Rama prish shtëpinë për të ndërtuar kulla.

Në çdo vend të botës, prona dhe posedimi i pronës mbrohen me ligj dhe ai që ka shtëpinë aty prej vitesh, shteti është detyruar ta strehojë dhe të bjerë në marrëveshje me të.

Por, këta nuk kanë moral e shpirt, por mendojnë vetëm për pasurim personal në kurriz të qytetarëve', - u shpreh Berisha.