Pogba mund të qëndrojë në Angli, mesfushori ka vetëm një kusht

Mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, i skadon kontrata në qershor 2022 dhe është një nga ata lojtarë që mund të ndezë tregun e transferimeve nëse vendos të mos rinovojë.

Sipas ‘The Sun’, Pogba do të kishte hapur mundësinë për të vazhduar aventurën e tij në Angli, me kusht që Ralf Rangnick të mbetet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Gazeta angleze raporton se kjo është një mundësi mjaft konkrete, pasi United ka ndërprerë kërkimin për një trajner të ri pasi i ka lënë përshtypje të favorshme (si edhe vetë Pogba) puna e ish-trajnerit të Leipzig.