‘Do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar’/ Manjani: Hall të madh duhet të ketë edhe Yuri Kim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas takimin të Lulzim Bashës me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku sipas tij hall të madh duhet të ketë edhe kjo e fundit, që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë.

Në postimin e tij në Facebook, Manjani ka theksuar se gojët e liga thonë se as Lulit nuk ja ka dhënë vizën diplomatike dhe shtron pyetjen se sa viza ka dhënë ambasada e zonjës Kim për afganët e strehuar këtu përkohësisht.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Hall të madh duhet të ketë edhe Yuri që thotë se do luftojë korrupsionin me opozitën e korruptuar gjer në palcë.

Akoma më të madh duhet ta ketë hallin kur thotë se investimet Amerikane do ja garantojë opozita. A thua se qeveria ka bërë sherr me kunetërit…

Kurse atë muhabetin e demokracisë e ka shaka diplomatike. Opozita e atij, që ajo takon me kokë ulur te ambazhuri, është veç dallaver që ska asnjë lidhje me demokracinë. Spaska patur asnjëherë në fakt. E bëri Partinë Demokratike në parti Dallaveresh…☹️

Po fundja njerëzia janë të lirë të takohen e të çmallen me njëri-tjetrin. Kanë edhe të drejtë ti bëjnë qejfin njëri-tjetrit, pavarësisht halleve që kanë.

Meqë ra fjala, sa viza ka dhënë ambasada e zonjës Kim për afganët e strehuar këtu PËRKOHËSISHT?!

Gojët e liga thonë se as Lulit nuk ja ka dhënë vizën D…😉 Nuk është se na plasi për këtë të fundit, por meqë ra fjala. Nuk është se nuk ka fjalë vërdallë…