Tërhiqet Roma, Xhaka nuk e ‘tradhton’ Arsenalin

Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk do të largohet nga skuadra e Arsenal gjatë kësaj merkatoje.

Ish kapiteni i Arsenal mendonte për një një kalim të mundshëm në Serie A, por sipas Fabrizio Romano, nuk do të ketë lëvizje në ditët e fundit të merkatos.

Mourinho e ndoqi lojtarin gjatë verës së kaluar dhe e pëlqente shumë, por nuk ka lëvizje konkrete.

Roma nuk ka hapur negociata me lojtarin, por as me skuadrën e Arsenal, për një transferim të mundshëm.

Xhaka do ta mbyll sezonin në ‘Emirates’, nën urdhrat e Mikel Arteta.