‘U therën me thika me njëri tjetrin’/ Arrestohen 2 persona në Berat, në kërkim 2 të tjerë

Pas një konflikti me mjete prerëse mes 4 personash ditën e djeshme në Berat ku mbetën të plagosur 2 persona, policia ka arritur të arrestojë dy prej tyre.

Sipas njoftimit të policisë, sot u bë arrestimi i shtetasve A.Gj., 42 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të dy banues në lagjen Kushtrim, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Njoftimi i policisë:

Informacioni/ Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasve A.Gj., 42 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të dy banues në lagjen Kushtrim, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi, ditën e djeshme në lagjen “Kushtrim”, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Gj së bashku me vëllain K.Gj dhe nipin E.Q., kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.K. Shtetasi E.K gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe shtetasja A.Gj., 29 vjeçe, banuese në Berat, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.