Sheila Haxhiraj pret kaçurrelat, fansat akuzojnë Kledin për këtë transformim të këngëtares

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Kadiu pas daljes nga ‘BBV’ janë përfolur gjatë për një romancë të mundshme mes tyre.

Dyshja janë fotografuar në ambjente publike në shoqërinë e njëri-tjetrit, por më pas u zbulua se arsyeja e këtij afrimiteti ishte videoklipi I këngës së Sheilës.

Por, prapë ata kanë preferuar ta mbajnë ndezur diskutimin për një lidhje romantike.

Në një intervistë të “Prive”, Kledi u pyet për statusin e tij dhe nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë: “No Comment”.

Sigurisht, ai është pyetur edhe për marrëdhënien me Sheilën, të cilën e përkufizoi si: “Miqësi, e përzier”.

Në këtë situate Sheila u shfaq me look të ndryshuar, pasi kishte prerë kaçurrelat që e identifikonin.

Komentuesit kanë shpërthyer ndaj këtij ndryshimi duke fajësuar Kledin, pasi ai e ka stresuar me sjelljen e tij joserioze, duke e detyruar Sheilën të transformohet në një situatë stresi.