'Albin rrenci'/ Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të enegjisë, qytetarët përplasen me policinë

Gjatë ditës së sotme duke filluar prej orës 14:00 është zhvilluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate, (PSD) për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Syri net Kosova.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” janë disa nga parullat që u panë në këtë protestë.

Madje “Albin rrenci” është thirrja që u dëgjua më së shumti nga qytetarët pjesëmarrës në protestë.

Protestuesit nga sheshi "Zahir Pajaziti" kanë marshuar deri te objekti i Qeverisë së Kosovës. Në protestë u pa të prij edhe gazetari kosovar, Berat Buzhala. Anëtarë e deputetë të PDK-së, deputetë të AAK-së e shumë figura tjera të njohura.

Protesta u përcoll me zëra emocional e thirrje drithëruese si ajo e një të moshuar i cili tha se s’mund të jetojë me rrenca në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.

Unë nuk muj jetoj me rrenca, unë e du drejtësinë tem, unë me rrenca s’muj jetoj”, ka thënë ai.

E njësoj i frustuar u treguar edhe një qytetar tjetër i cili deklaroi se me pagën e tij nuk mundet të bëjë asgjë, e lë më ta paguaj më shtrenjtë rrymën.

“O kuku për mu 270 euro i kom krejt deri t’i marr. Sdi ka me ja dal me e pagu tash rrymën. Fëmija në fakultet, në shkollë. Pasha zotin s’kam pare me ju dhanë, kuku për neve. Gjumin, gjumë spo muj me e ba. Kuku për mu që na e ka shtrenjtu rrymën. Gjumin s’po muj me e ba gjumë, tu menu qysh me i shkollu fëmijët. Ai spo mendon për neve po veç për vete. Korril i shkollës jam, pastrues jom, prej 5 deri në 5 punojë pasha tokë e qiell. Dy ndërrimet i mbajë 270 euro. Rryma u rrit, sdi qysh ka me i rrit ata fëmijë. Sbon kurrqysh more. Njerëzit buk s’kanë  me hangër e le ma me pagu rrymën. S’kam ka ja dal pasha zotin”, tha ai. 

Ndërsa kur arriten te objekti i Qeverisë protestuesit u konfrontuan edhe me Policinë e Kosovës.

Aty prijësi i kësaj proteste kreu i PSD-së, pati ca fjalë. Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë favore kompanisë KESCO. Molliqaj poashtu tha se KESCO i ka borxh edhe KEK-ut dhe se kështu po mundohet ta bankrotojë këtë kompani.

“Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kur pabarazia shtypet ajo bëhet kauzë siç u bë sot. Kryeministri aktual ka 10 vite që ka folur për dëmet e privatizimit të distribucionit. Askush më shumë se ky kryeministër nuk i ka bërë favor kompanisë KESCO.  Për dy muaj ai i ka ndarë nga taksat tona nga buxheti hakoç më pak se 120 milionë euro. A e dini si është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Siç thotë populli s’ngihen kurrë. Sa më shumë që i jep ma shumë dojnë dhe për këtë arsye kjo kompani e ka në plan që pas 120 milionëve që i ka marr derti më tani, ta bankrotojë KEK-un. Që tre muaj ajo ia ka borxh KEK-ut ia  ka mni 50 milionë euro”, tha Molliqaj.

Ndër të tjera kryetari i PSD-së e ka cilësuar si frikacak kryeministrin e Kosovës.

“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problem është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen.  E bash që është tutc është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për me punu, ka veç instrumente me i përdor, por vetëm armiq për me i luftu”, tha ai.

Për të mbikëqyrur protestën ka qenë e angazhuar edhe ekipi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës./ Syri.net Kosova