Tritoli në shtëpinë e Dukës, klubi i Kukësit solidarizohet me Presidentin: Të hetohet ngjarja!

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, ku një sasi tritoli u vendos në banesën e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka tronditi mbarë opinionin në vend.

Reagime të shumta ka pasur nga komuniteti i futbollit me drejtues dhe personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar, por edhe nga media prestigjioze ndërkombëtare, që janë solidarizuar me ngjarjen shokuese.

Së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga klubi i Kukësit ku përmes një postimi në faqen zyrtare i shprehin mbështetjen familjes Duka në këtë momente të vështira. Gjithashtu klubi verilindor kërkon që autorët e kësaj ngjarje të vihen para drejtësisë sa më parë.

“Futboll Klub Kukësi i gjendet pranë Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe familjes së tij, pas aktit të rëndë të së hënës, ku një lëndë eksplozive shpërtheu në shtëpinë e tij në Durrës. Klubi ynë shpreh solidaritetin tonë të plotë me kreun e FSHF-së në këto çaste të vështira dhe urojmë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë!”