Cassano: Vlahovic te Juventus? Bëri një zgjedhje të gabuar, të luash për...

“Jam dakord që Agnelli ka bërë një goditje të madhe, por mund të marrësh edhe Messin me Ronaldon dhe Juventus do të vazhdojë të luajë njësoj. Juventus nuk ndryshon aspak me Allegrin në stol.” Kështu shprehet Antonio Cassano për BoboTV, teksa komentoi kalimin e Dushan Vlahovicit te Juventus për shumën e 75 milionë eurove: A është e drejtë zgjedhja e Vlahovic? Për mua djaloshi ka gabuar shumë, po tenton të djegë etapat dhe mendoj se më e mira për të do të ishte një transferim në Angli te Arsenal apo Tottenham.

Pastaj, unë e kam thënë edhe më herët, ai ende mbetet një futbollist i “dorës së dytë”. Të luash për Fiorentinën është diçka krejtësisht e ndryshme se të luash për Juventus. Te bardhezinjtë nuk do t’i mjaftojë ajo që ka bërë në Firence, te Juventus duhen titujt dhe të shënojë të paktën 30 gola për sezon”, u shpreh Cassano.