Trajneri i Sauthempton tenton të bind Brojën të qëndrojë: Ka shumë shok këtu, i quajmë...

Trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hazenhytel, gjatë një prononcimi për “Daily Echo”, tha se Armando Broja është i lumtur në klub për shkak të shoqërisë që ka me shumë shokë të Çelsit.

“Nuk do të kishte qenë kurrë kaq e lehtë për Brojën diku tjetër sesa këtu, sepse ai ka shokun e tij më të mirë, Tino Livramenton (ish-mbrojtësi i Çelsit) prej momentit të tij të parë këtu.

Ai qëndronte me Natan Telan, Uill Smollbonin dhe djemtë e tjerë të rinj, madje edhe Dajnel Simeun, i cili ishte gjithashtu një lojtar i Çelsit. Këtu kemi disa djem të rinj që stërviten gjithnjë me ne dhe qëndrojnë bashkë edhe pas seancës.

Ne i quajmë ‘Grupi i Djemve’. Është fantastike që është këtu me ata sot. Mendoj se kjo është arsyeja pse i pëlqen kaq shumë këtu”, tha tekniku austriak. Edhe Tela pranoi miqësinë me Brojën: “Ai është një shok shumë i mirë. Është një nga më të ngushtët këtu në klub për momentin”.