Fifi i dha ‘porosi’ Donaldit nga jashtë, refuzon përballjen me banorët

Gjatë “Prime” të kaluar pjesë e shtëpisë së ‘BBV’ lidhur me një surprizë për Monikën u bë pjesë këngëtarja e njohur, Fifi.

Ajo është shprehur se Monika i ka qëndruar gjithmonë pranë brenda shtëpisë dhe e vlerëson shumë atë.

Fifi gjatë surprizës këndoi këngën “Diell” duke surprizuar kështu jo vetëm Monikën por edhe pjesën tjetër të banorëve.

Gjatë takimit me to, ajo që publikut i bëri përshtypj, ishte përqafifi I Fifit me Donaldit, ku kjo e fundit i ‘pëshpëriti’ diçka në vesh.

Pas daljes së saj nga shtëpia moderatoja e programit i tha se kjo nuk është e lejueshme pasi do të ndikonte në lojën e banorëve.

Gjatë ‘Prime’ të sotëm u diskutua gjatë me banorët ky veprim i këngëtares dhe Arbana ka treguar se Fifi është ftuar sot nga produksioni, por ajo ka refuzuar.