Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Distria Krasniqi, kampione olimpike, ka fituar “Grand Prixin” e Portugalisë, duke sjellë kështu një tjetër medalje ari në Kosovë.

Ajo mposhti në finale kroaten, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar, Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.