‘Vdiq nga i ftohti pa energji elektrike’/ Baçi: Zonja Liljana u largua nga jeta e ‘ndihmuar’ nga këta hajdut...

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka shprehur ngushëllimet ndaj zonjës Luljana, banore e fshatit Ferras të Fierit, e cila ndërroi jetë në banesën e saj nga i ftohti, pasi shteti i kishte prerë energjinë elektrike.

‘Në kushte të mjerushme, pa asnjë ndihmë, nga shteti, e braktisur nga bashkia, largohet nga jeta e "ndihmuar" nga këta hajdut, duke i prerë energjinë elektrike, për disa ditë vonesë në pagesë!’, shkruan në Facebook Baçi.

‘Qofsh e parajses zonja Liljana, banore në Ferras të Fierit!’, shkruan Baçi.

Postimi i plotë i Luan Baçit:

Qofsh e parajses zonja Liljana, banore ne Ferras te Fierit!

Ndjese qe nuk mundem dhe nuk mendemi te ndikojme sado pak ne ndryshimin e kesaj situata dhe kesaj gjendje te krijuar nga ky regjim i vendosur nga kjo qeverri e korruptuar dhe opozite e kapur!

Ne kushte te mjerushme, pa asnje ndihme, nga shteti, e braktisur nga bashkia, largohet nga jeta e "ndihmuar" nga keta hajdut, duke i prere energjine elektrike, per disa dite vonese ne pagese!

Nuk eshte rasti i vetem, nuk eshte rasti i pare, jane dhe shume te tjere, ne situata te tilla, ne gjendje te tille dhe askush, nuk interesohet, askush nuk shqetesohet, askush nuk mban pergjegjesi!

Heshtin institucionet, hesht shteti, hesht bashkia, heshtin te gjithe!

Heshtim dhe ne , ne opozita, jo ne fakte, opozita eshte ne hall, flet opozita, ka hallin, e vules, ka hallin e godines, ka hallin te quhet opozit i duhet nje vertetim nga gjykata dhe ta njoh Rama per te tille, ka hallin e marreveshjes dhe pjeses se fitimit te saj!

Ndjes sinqerisht ndjes, qofsh e parajses zonja Liljana, banore e fshatit Ferras ne Fier, lamtumire bashkeqytetare e vuajtur dhe pa asnje perkrahje!

Ne raste te tilla, ne ngjarje te trishta, ka pergjegjesi çdo kush qe eshte pjese e jetes publike dhe kur ngjarje si keto, jane te shpeshta dhe te vazhdueshme dhe kur nuk ke asnje hapsire dhe mundesi te ndryshosh diçka apo te parandalosh ndodhi te tilla, ndihesh vertet keq!

Ne qofte se doreheqja, nga funksionet publike qe natyrisht te ngarkojne me pergjegjesi kur i mban, do te sillte, ndryshim dhe sensiblizim te te pa ngopurve dhe te pa pergjegjshmeve, qe jane pergjegjes per ngjarje te tilla, une  personalisht do ta konsideroja...eshte shume e rende dhe turperuese te jesh si ju!