", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/28/auto_Screenshot_121643396711.jpg", "width": 900, "height": 628 } }

Zyrtare/ Vlahovic është lojtari më i ri i Juventus, ja detajet e kontratës

Juventus sapo ka zyrtarizuar blerjen e një superlojtari në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Dushan Vlahovic, i cili vjen nga radhët e Fiorentinës.

Klubi bardhezi ka derdhur në arkat e Fiores 75 milionë euro për kartonin e Vlahovic. Është thjesht një rekord këtë dimër dhe një rekord në këtë kohë në historinë e Serisë A. Faqja e Serisë A ka miratuar edhe zyrtarisht transferimin e lojtarit .

“Juventus njofton se ka arritur marrëveshjen me Fiorentinën për blerjen përfundimtare të të drejtave sportive të lojtarit Dushan Vlahovic” , shkruhet në njoftimin për shtyp. Klubi torinez ka nënshkruar me një lojtar me peshë në merkato, që pritet ta ndihmojë me gola.

Vlahovic do të mbajë numrin 7 dhe ka nënshkruar deri në vitin 2026 me bardhezinjtë. Ai (14 paraqitje, 7 gola) do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.