Interi nis negociatat me sponsorat, ‘Nike’ dyfishon shifrat

Interi po përballet me probleme financiare dhe duket se ka gjetur ngushëllim te sponsorët të cilët mbështesin ekipin.

Pas lamtumirës Pirelli, i zëvendësuar fillimisht nga Socios dhe vitin e ardhshëm nga Digitalbits, zikaltrit do të rishikojnë edhe shifrat e sponsorit teknik.

Nike, për momentin, paguan 12.5 milionë euro në sezon plus bonuse në arkat e Interit. Kontrata është nënshkruar në vitin 2014, një epokë e ndryshme nga kjo e sotmja në botën e futbollit. Interi, siç konfirmuan edhe drejtuesit gjatë marrjes së huas, synon të dyfishojë këto shifra, duke i çuar përfitimet nga Nike në 25 milionë euro në sezon.

Negociatat për rinovimin tashmë kanë filluar dhe sipas La Gazzetta dello Sport, do të përfundojnë deri në fund të këtij sezoni. Afati aktual është caktuar për vitin 2024.