Rita Ora bëhet imazh zyrtar i 'Mazda'

Ajo ka qëndruar në Sydney për gjashtë javët e fundit.

Dhe Rita Ora ndau më shumë fotografi nga jeta e saj e re në kontinentin australian të enjten, teksa pozoi me një veshje lëkure mahnitëse, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dukej e mrekullueshme me një bluzë të zezë dhe fund me material të ngjashëm, në fotografitë e reja në Instagram.

Duke vënë në pah belin e saj të tonifikuar dhe kofshëve të saj, Rita, 31 vjeçe, dukej tejet elegante teksa qëndronte mbi një palë taka të zeza.

Ajo pozoi me shumë stil para kamerës, duke marrë disa poza mjaft provokuese.

E mbështetur pas një veture “Mazda” të zezë, Rita dukej sensacionale teksa falënderoi markën që ‘u kujdes për transportin e saj gjatë qëndrimit në Sydney’.

Këngëtarja e kaloi të enjten në qytetin australian, duke shkuar në palestër me motrën e saj Elenën, teksa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga stërvitja e saj.