Aksident në Lezhë/ Motori përplaset me fuoristradën, plagoset motorist

Një aksident ka ndodhur në rrugën "Shtraus" në Lezhë.

Një motor është përplasur me një fuoristradë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore.