Arnold Schwarzenegger përplasi një makinë, flet e lënduara: 'Jam fanse'

Arnold Schwarzenegger është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik me shumë automjete, duke lënë një grua të plagosur.

Mediat e huaja konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por meraku i vetëm është gruaja e plagosur, siç tregoi një burim për “People”.

Habiba Muminova ishte një nga shoferet që pati një përplasje me makinën e Arnold-it në aksidentin e së premtes, dhe ajo i thotë “TMZ ” se ndjeu sikur po “halucinonte” kur Arnold doli nga makina.

Habiba thotë se Arnold është një nga aktorët e saj të preferuar dhe ndërsa ajo thotë, “Zoti e bekoftë”, … ajo është e ndërgjegjshme me dhimbje se kjo nuk ishte një mënyrë e shkëlqyer për ta takuar atë për herë të parë.

“ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor.

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, përmes dokumenteve gjyqësore.

TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.

Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Arnold Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.