Arrihet marrëveshja, sulmuesi kolumbian i bashkohet ekipit të Jurgen Klopp

Porto ka arritur marrëveshjen me Liverpoolin për transferimin e, Luis Diaz, tek skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Klubi portugez ka ulur kërkesat fillestare, që ishin rreth 80 milionë euro.

Anglezët do të paguajnë 45 milionë dhe 15 të tjera më pas në formë bonusi për sulmuesin kolumbian.

Luis Diaz është një nga të rinjtë më premtues në botë dhe i ka treguar publikut italian talentin e tij, pasi shënoi gol në portën e Milanit në fazën e grupeve të Champions League, si në Porto edhe në Milano.